Raportimet e fundit që vijë nga Italia, bëjnë të ditur se gjasat që Massimiliano Allegri të vazhdojë me Juventusin po rriten.
Për trajnerin kishin shfaqur interesim Arsenali dhe Barcelona.
Sipas asaj që shkruan Tuttosport, trajneri dëshiron që të vazhdojë projektin e tij me Juven, pasi marrëdhëniet janë të mira me krerët e klubit.
49-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2018, por është duke u shikuar mundësia që ajo të zgjatet deri në vitin 2020.
Arsenali ka shikuar për trajnerin italian nëse Arsene Wengere do të largohej.
Edhe Barcelona është në kërkim të trajnerit të ri, por Allegri duhet i lumtur dhe zyrtarizmi i qëndrimit pritet të njoftohet në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/