Telegrafi

Shtohen zërat për rikthimin e Messit te Barcelona, nënkryetari i klubit konfirmon kontaktet

Futbollisti argjentinas Lionel Messi është afër rikthimit në Barcelonë këtë verë dhe për këtë ka shkrua edhe Fabrizio Romano, i cili lë të kuptohet se gjërat po shkojnë në atë drejtim dhe se gjithçka mund të zgjidhet shumë shpejt.

Nënkryetari i klubit spanjoll, Rafa Yuste, foli publikisht për herë të parë për rikthimin e mundshëm të Leos dhe pranoi se tashmë ishin vendosur kontakte.

“Ne jemi në kontakt me përfaqësuesit e Messit. Leo e di shumë mirë se sa e vlerësojmë atë dhe ne do të dëshironim që ai të kthehej në Barcelonë. Dy vjet më parë isha pjesë e negociatave për vazhdimin e kontratës dhe e di se sa e vështirë ishte ta lija të largohej”.

“E di me siguri që ai e do Barcelonën dhe ne do të përpiqemi të gjejmë kushtet e duhura për vazhdimin e historisë së tij”, ka thënë Yuste.

Sipas Romano, argjentinasi ka në tavolinë një ofertë nga klubi i tij aktual PSG, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për këtë.

Lexo po ashtu Barcelona nis një përpjekje të shumëfishtë për të bindur Messin të kthehet në Camp Nou

Supozohet se arsyeja është pikërisht Barcelona, ​​klubi ku u rrit Messi, duke filluar nga kategoritë më të reja dhe duke debutuar në vitin 2004.

Edhe Xavi ka thënë se shpreson që Messi të kthehet te Barceona.

Kujtojmë se Messi u transferua te PSG dy vite më parë për shkak të situatës së vështirë financiare dhe problemeve të Barcelonës./Telegrafi/