Telegrafi

Shtohen zërat për heqje të taksës ndaj produkteve serbe (Video)

Një ditë para se ekipi negociator i Kosovës të takohet në Bruksel me përfaqësuesit e Serbisë, në vendin tonë edhe një herë bëjnë thirrje që të mos flitet për territorin. Ndërsa, njohësit e çështjeve politike thotë se taksa ndaj produkteve të Serbisë duhet të hiqet, por vetëm kur të jepet garanci ndërkombëtare.

Presidenti Hashim Thaçi, duke folur për një gazetë amerikane, ka thënë se Kosova është e gatshme ta shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe, me kusht që Kosovës t’i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshje finale me Serbinë.

E, për të arritur deri te një ujdi e tillë, Taulant Kryeziu nga Instituti EPIK, tregon katër hapat kushtetues për dialogun.

Ndër të tjera ai thoë se asnjë institucion qendror kushtetues nuk të drejtë të negociojë çështje që kanë për objekt diskutimi territorin e Republikës.

“Kuvendi duhet të votojë me 80 vota ekipin negociator. Me 80 vota duhet të votohet edhe platforma negociuese dhe kufizimet e mandatit negociuese. Kufizimi i këtij mandati, nënkupton se duhet të këtë një paragraf ku thuhet qartë: Asnjë institucion qendror kushtetues nuk ka të drejtë të negociojë çështje që kanë për objekt diskutimi territorin e Republikës së Kosovës… Hapi i tretë është ratifikimi i marrëveshjes që nënkupton 80 vota të deputetëve dhe në fund publikimi në gazetën zyrtare dhe hyrja në fuqi”, deklaroi Kryeziu për RTV Dukagjinin.

Ndërkaq, njohësi e çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj thotë nëse ka garanci për një marrëveshje edhe Kosova duhet të reflektojë, ngase ajo taksë është vënë si rezultat i pengesave që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës.

“Mendoj se është në pyetje një marrëveshje eventuale në të ardhmen duhet t’u japim hapësirë bisedimeve, marrëveshjeve… Parimisht edhe ekonomia e tregut nuk e lejon një taksë të tillë prej 100%, por kjo ka qenë si rezultat i një sjelljeje jo korrekte ndaj Kosovës. Nëse është në pyetje një marrëveshje apo një garanci që Serbia të reflektoj ndaj Kosovës, duke njohur vulat e Kosovës dhe në një far forme shtetësinë e Kosovës, ne duhet të rrefkëtojmë sepse nuk mund të vazhdojmë në pafundësi…”, tha Kadriaj përcjell Telegrafi.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala pati reaguar pas deklaratave të Thaçit duke thënë se ai nuk mund të jap premtime të tilla për heqjen e taksës ndaj shtetit të Serbisë sepse taksën e ka vendosur Qeveria dhe jo Presidenti./RTV Dukagjini/Telegrafi/