Site icon Telegrafi

Shtohen thashethemet për ‘Bennifer 2’, Lopez dhe Affleck fotografohen duke dalë nga një rezidencë private

(Foto: FilmMagic/Instagram/jlo/People)

Vetëm disa javë pasi Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ishin kthyer në Los Angeles nga një udhëtim i përbashkët në Montana, dyshja janë ribashkuar në Miami.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme është fotografuar të dielën së bashku me yllin hollivudian.

Fotografitë e shpërndara nga mediat rozë e kanë paraqitur 51-vjeçaren të disponuar, ndërkohë që prapa saj ndodhej 48-vjeçari që dukej paksa më serioz.

(Foto: MiamiPIXX /VEM/BACKGRID)

Ata kanë dalë nga një rezidencë private, ndërkohë që mediat spekulojnë se yjet e famshme e kanë rikthyer lidhjen e dikurshme.

Lexo po ashtu Jennifer Lopez thotë se ku ka dashuri ka edhe mrekulli, pas aludimeve se është kthyer me Ben Affleck

The Post ka raportuar se dyshja nuk janë duke u ngutur në lidhjen e re, ndërkohë që burimet kanë thënë se J.Lo ka qenë gjithmonë e fiksuar pas Affleckut, edhe pse lidhja e tyre kishte dështuar shumë vite më parë.

Të njohur me nofkën ‘Bennifer’, Jennifer dhe Ben kanë qenë në lidhje nga mesi i vitit 2002 deri në janar të vitit 2004 kur edhe ishin ndarë. Dy aktorët u njoftuan në xhirimet e filmit “Gigli”, ndërsa gjatë kohës sa ishin bashkë, madje edhe u fejuan.

Pas dështimit të lidhjes së tyre, Lopez i martua me këngëtarin Marc Anthony vetëm pesë muaj pas ndarjes nga Affleck. /Telegrafi/

‘Bennifer’ ishin bashkë gjatë viteve 2002-2004 (Foto: Insider)
Exit mobile version