Taylor Swiftin ka kohë që nuk e kemi parë me ndonjë mashkull në krah.
Por, së fundi këngëtarja 28-vjeçare është fotografuar në shoqëri të një mashkulli, i cili më vonë edhe është identifikuar.
Bëhet fjalë për Joe Alwynin, i cili është model dhe aktor i respektuar në Britani të Madhe.
Të veshur sport, çifti ka zgjedhur të vrapojë nëpër Solstice Canyon, pavarësisht temperaturave të larta.
“Taylor dukej shumë afër me Joen, duke u mbajtur në krahun e tij dhe duke shtrënguar duart. Ata dukeshin shumë të qetë me njëri-tjetrin dhe të relaksuar”, tha një burim për “E! News”.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, ndërsa Alwyn po punon në disa filma. /Telegrafi/