Site icon Telegrafi

Shtohen kolonat në pikat kufitare të Kosovës pas përfundimit të festave të fundvitit

Foto: Ilustrim

Pas përfundimit të festave të fundvitit, pika kufitare në Merdar po përballet me një fluks të madh të qytetarëve që largohen nga Kosova.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në këtë pikë kufitare arrijnë deri në katër orë për automjetet, ndërsa kolona e mjeteve në dalje është rreth 1200 metra.

Situata në pikat e tjera kufitare:

Dheu i Bardhë: Pritje deri në 50 minuta në dalje, me kolonë deri në 400 metra.

Jarinjë: Pritje deri në 40 minuta në dalje, me kolonë deri në 200 metra.

Muçibabë: Pritje deri në 40 minuta në dalje, me kolonë prej 300 metrash.

Pikat si Hani i Elezit, Bërnjak, Kullë, Qafë e Morinës, dhe të tjera raportojnë pritje të ulëta deri në 5 minuta dhe pa kolona të theksuara.

Kjo situatë është karakteristike për periudhat e festave, kur shumë bashkatdhetarë qëndrojnë në Kosovë dhe më pas largohen drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë.

Përditësuar më: 2 janar 2025, ora 18:08.

Exit mobile version