Njëzet e pesë mjekë nuk mund të plotësojnë kërkesat e qytetarëve të Maqedonisë që paraqiten në telefon për të marrë këshilla mjekësore dhe për të shfrytëzuar këshillat e mjekëve të projektit ”Alo doktor”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gripi sezonal dhe sëmundje sezonale lidhur me sëmundjet kronike, janë ankesat e qytetarëve që kërkojnë ndihmë nga mjekët e projektit.
Deri tani, që nga themelimi i kësaj qendre më 15 shtator të vitit 2014, janë paraqitur gjithësejt 118.053 thirrje.
Ndërsa vetëm javën e fundit janë paraqitur 1422 qytetarë për të kërkuar ndihmë./Telegrafi/