Telegrafi

Shtiu me armë duke plagosur dy persona, pastaj tentoi t’i vinte zjarrin një makine – detaje nga sulmi në një xhami në Francë

Një burrë i moshuar, i dyshuar për të shtëna para një xhamie në qytetin jug-perëndimor të Bayonne është arrestuar, thotë policia franceze.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmuesi shtiu me armë para derës së xhamisë dhe qëlloi dy burra, të dy në të 70-tat.

Ata të dy u plagosën rëndë në incidentin, i cili ndodhi në orën 15:20 dhe u dërguan në spital.

Ndërkohë, bëhet e ditur se një burrë 84-vjeçar u arrestua më vonë afër shtëpisë së tij afër Bayonne.

Ndërsa ai u largua nga vendi i ngjarjes, personi i armatosur gjithashtu u përpoq t’i vinte zjarrin një makine, citohet të ketë thënë policia në një deklaratë.

Ndërkohë, mediat lokale kalnë raportuar se policia gjeti një armë dhe bomba në shtëpinë e tij.

Mediat gjithashtu pohojnë se burri kishte disa lidhje me të djathtën ekstreme dhe ishte një kandidat për Partinë Frontit Kombëtar të Marine Le Pen. /Telegrafi/