Telegrafi

Shtime, vdes 11-vjeçarja pasi ra aksidentalisht nga kati i katërt i ndërtesës

Një fëmijë i moshës 11-vjeçare ka vdekur këtë të premte, pasi ka rënë nga ballkoni i një ndërtesë në Shtime.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35 në rrugën “Shaqir Tershani”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 14:35 në rrugën Shaqir Tershani në Shtime një person i gjinisë femër e moshës 11-vjeçare aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i një ndërtese, kati IV. Për pasojë, viktima ka ndërruar jetë”, ka thënë Veseli.

Ai tutje ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”. /Telegrafi/