Të premten në Shtime është arrestuar një i dyshuar se në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër, i cili gjendet në arrati, kanë kryer veprën detyrim/fajde.
Kështu njoftohet në raportin e 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës.
“Janë konfiskuar një revole me pesë fishek, një veturë, një DVR dhe disa dokumente. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, përfundon raporti. /Telegrafi/