Në Maqedoni vozitet nëpër gropa, pa shirita ndihmës, nëpër rrugë të pashënuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti ndërkombëtar “Shtigjet e sigurta“ ka skenuar 789 km të drejtimeve rrugore. Prej tyre, 500 km janë ranguar si rrezik i lartë për aksidente. Në këtë kategori bie edhe pjesa prej kufirit me Serbinë deri në Greqi. Me 5 yje vlerësim, respektivisht, si rrugë të sigurta janë vlerësuar vetëm 15km prej rrugëve.
Tek gjysma është konstatuar asfalt i keq, shenja të papërshtatshme, mbrojtje e keqe anësore. Vlerësohet se pa sanim mund të jenë shkak për 5.500 fatkeqësi në 20 vitet e ardhshme, kështu është vlerësuar nga Projekti ndërkombëtar “Shtigjet e sigurta“ e publikuar nga ‘Vidi Vaka’ në Facebook. /Telegrafi/