Site icon Telegrafi

Shteti i Victorias në Australi do të fillojë lehtësimin e masave kufizuese, pas zvogëlimit të rasteve me COVID-19

Victoria, vendi i dytë më i populluar i Australisë dhe njëherësh edhe epiqendra e shpërthimit të COVID-19, do të përshpejtojë lehtësimin e masave kufizuese pas zvogëlimit të rasteve nga virusi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Victoria raportoi 16 raste me coronavirus brenda 24 orëve të fundit.

Banorët e kryeqytetit Melbourne janë vendosur në bllokim të rreptë që nga fillimi i muajit gushtit, si masë preventive për përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Bëhet e ditur se shifra me e lartë një-ditore kishte shkuar prej më shumë se 700 rastesh.

Kryeministri i Victorias, Daniel Andrews, tha se disa masa kufizuese do të largohen njëra ndër to edhe implementimi i orës policore. /Telegrafi/

Exit mobile version