Site icon Telegrafi

Shteti i Victorias në Australi raportoi të dielën 17 viktima nga coronavirusi, rastet po rriten

Shteti i Victorias në Australi, raportoi të dielën 17 viktima nga coronavirusi, derisa kontinenti po përballet me rritje të rasteve të reja.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Victoria gjatë 24 orëve të fundit konfirmoi gjithsej 394 të prekur nga COVID-19.

Në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e epidemisë, vendi implementoi masa të rrepta javën e kaluar, përfshirë zbatimin e orës policore.

Ndërkohë, edhe pas zbatimit të këtyre rregullave, situata në vend mbetet ende sfiduese, pasi rastet me coronavirus vazhdojnë të pësojnë rritje.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve në Australi u rrit në 21 mijë, ndërsa 295 persona kanë ndërruar jetë deri më tani. /Telegrafi/

Exit mobile version