Site icon Telegrafi

Shteti i Victorias në Australi raportoi 216 raste të reja nga coronavirusi, derisa kryeqyteti i saj Melbourne izoloi pesë milionë banorë

Shteti i Victorias në Australi raportoi të shtunën rritje të lartë ditore të të prekurve nga coronavirusi, derisa kryeqyteti i saj u detyrua të shkojë në bllokim si pasojë e pandemisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Victoria raportoi 216 raste të reja të coronavirusit brenda 24 orëve.

“Ne do të përballemi çdo ditë me raste të reja. Sëmundja do të jetë me ne për muaj me radhë”, tha kryeministri i vendit, Daniel Andrews.

“Askush nuk dëshiron të mbyllet në shtëpi. Është sfiduese për ne, por strategjia do të rezultojë me sukses, nëse të gjithë punojmë për këtë”, u shpreh ai.

Ndërkohë para disa ditësh kryqyteti i Victorias, Melbourne, implementoi masa të reja bllokimi, sakaq pesë milionë banorë do të izolohen në shtëpitë e tyre – vendim që vjen pas rritjes së rasteve të coronavirusit në vend. /Telegrafi/

 

Exit mobile version