Telegrafi

”Shteti t’u ndihmoj mediave të shtypura në Maqedoni”

Shoqata e mediave të shtypura (SHMSH) në Maqedoni kërkon që shteti të paguaj gjysmën e harxhimeve për mediat e shtypura dhe për shpërndarjen e tyre, si m bështetje për ta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, duhet të respektohen kriteret para se të ndodhë kjo, si edhe duhet që nga kjo masë të përjashtohet shtypi falas dhe edicionet e specializuara tematike.

Këto ide u hodhën në debatin e sotëm të organizuar nga Qeveria, ndërkaq ministri për Informacion, Robert Popovski tha se para se të përgatitet një zgjidhje do të merren parasysh të gjitha mendimet.

Mirëpo, gazetat falas mendojnë se propozimi është kontestues, pasi që edhe këta gazeta të shtypura paguajnë TVSH./Telegrafi/