Shteti do të përgatitë ndryshime të reja ligjore me të cilat do të ndihmohen blegrorët që të rritin fondin e bagëtive, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ndihma financiare për kokë bagëtie do të jepet për ata blegtorë që kanë deri katër lopë, kurse në grupin e dytë hyjnë ata që kanë deri dhjetë kokë bagëtish, ndërkaq gjysmën e investimit do të mund ta kthejnë ata blegtorë që kanë më tepër se dhjetë kokë bagëtish.
Për kategorinëe parë, ndihma financiare do të jetë 90%, për kategorinë e dytë, ndihma financiare do të jetë 20% më pak, kurse blegtorëve u mbetet që të dorëzojnë dokumentacionin e duhur për planin investues dhe aplikimin që do t’u mundësojë realizimin e investimit./Telegrafi/