Teprica e orizit të pazhveshur i cili qëndron në hambarët e bujqve në rajonin e Koçanit, do të bartet në rezervat e mallrave, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Edhe pse orizi që para 12 viteve është shpallur prodhim i cili nuk duhet të deponohet për rezerva shtetërore, Qeveria ka marrë vendim që sërish ta vendos në listë. Me këtë u zgjodh problemi tek prodhuesit e orizit të cilët protestuan rreth kësaj.
Nuk ka përllogaritje sa para do të kushtojë kjo blerje e qetësisë. Zëvendësministri për bujqësi, pylltari dhe ujra i Maqedonisë, Vanço Kostadinovski, ka thënë se madje 70 për qind e orizit të pazhveshur nga viti i kaluar ka mbetur e pa blerë.
Përndryshe bujqit orizin nuk e kanë shitur për shkak të çmimit shumë të ulët blerës, i cili ishte 38 denarë për kilogram./Telegrafi/