Zvicra ka vendosur që të hedh për votim një propozim, për t’i paguar të gjithë qytetarët e saj me 2235 euro në muaj, pavarësisht nëse ata janë në punë ose jo.
Ideja, e cila është propozuar nga një grup intelektualësh – të cilët insistojnë se njerëzit ende duan të punojnë dhe të gjejnë punë – nuk ka marrë një përgjigje pozitive nga politikanët e majtë apo të djathtë. Qeveria federale vendosi që të votojë për këtë në qershor.
Arsyeja që fshihet prapa skemës është thyerja e një varësie mes punës dhe të ardhurave, ku njerëzit do të kenë të ardhura të garantuara pa marrë parasysh nëse janë në punë apo jo.
Propozimi i komisionit është i bazuar në një sondazh të kryer nga Instituti Demoscope, sipas të cilit, shumica e banorëve zviceranë u shprehën të gatshëm të vazhdojnë të punojnë, apo të kërkojnë për një punë, edhe nëse shteti u garanton të ardhurat.
Sipas anketës, vetëm dy për qind e njerëzve deklaruan se do të largoheshin nga puna, ndërsa tetë për qind thanë se “mund ta parashikojnë këtë mundësi në varësi të rrethanave”.