Site icon Telegrafi

Shteti i Ohajos do të pranon pagesat e taksave me Bitcoin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës paqartësitë ligjore rreth kriptovalutave janë të mëdha, por për shtetin e Ohajos kjo nuk përbën aspak problem.

Duke filluar nga kjo javë, ai do të jetë shteti i parë amerikan i cili pranon Bitcoin për pagesat e taksave.

Sipas Wall Street Journal, përcjell Telegrafi, kjo do të jetë e kufizuar vetëm për qëllime biznesi megjithatë do të nxisë më tej biznese lokale të pranojnë Bitcoin për të paguar taksat e tyre.

Por shqetësimet e autoriteteve rreth kriptovalutave nuk kanë për tu zhdukur me këtë vendim dhe nuk dihet nëse bizneset do të adoptojnë formatin e ri. /Telegrafi/

Exit mobile version