Roberto Mancini, Gianluca Vialli dhe skuadra e Italisë kanë marrë versionin italian të Nderit pas triumfit të tyre në Kampionatin Evropian Euro 2020.
Kreu i Shtetit në Itali është Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, i cili ishte në tribunat në Wembley kur Azzurrët munden Anglinë me penallti në finale.
Skuadra fluturoi përsëri në Romë një ditë më pas dhe u takua me Mattarellan në pallatin Quirinale.
Sot (e premte) u njoftua se Mattarella gjithashtu ka dhuruar për ekipin e Italisë nderimin e njohur si ‘Ordine al Merito della Repubblica Italiana’.
Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, trajneri Mancini, menaxheri i ekipit Gabriele Oriali dhe shefi i delegacionit Vialli, të gjithë morën titullin ‘Grande Ufficiale’ apo (Zyrtar i Madh).
Kapiteni Giorgio Chiellini dhe çdo anëtar i skuadrës mori çmimin e quajtur Cavaliere (kalorës).
Il Presidente #Mattarella ha conferito onorificenze motu proprio ai giocatori e allo staff della #Nazionale italiana di calcio vincitrice del campionato europeo UEFA 2020 #EURO2020: https://t.co/fVu8tIQm6r
— Quirinale (@Quirinale) July 16, 2021
Ka pesë shkallë të kalorësisë në sistemin italian të nderimeve: Cavaliere, Ufficiale, Commendatore, Grande Ufficiale, Cavaliere di Gran Croce dhe Cavaliere di Gran Croce con Cordone.
Kjo ishte hera e dytë që Italia fiton Kampionatin Evropian, pas vitit 1968, dhe i shtohet numrit të tyre të katër trofeve të Kupës së Botës. /Telegrafi/