Site icon Telegrafi

Shteti i Floridas në SHBA, raportoi rreth 15 mijë raste nga coronavirusi brenda 24 orëve të fundit

Florida raportoi 15 mijë raste të reja të coronavirusit brenda 24 orëve – rritja më e lartë ditore në një shtet të SHBA-së, që nga fillimi i pandemisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i rasteve në Florida u rrit në 269 mijë, derisa brenda javës u raportuan 514 të vdekur në të gjithë rajonin.

Ndërkohë rekordin për raste ditore, e kishte ditë më parë Kalifornia me rreth 11 mijë raste, ndërsa New York pati regjistruar rreth 11 mijë rast në muajin prill.

Ndryshe, rritja e rasteve të coronavirusit në Florida vjen, pasi vendi gjatë dy muajve të fundit, kishte rihapur pjesën më të madhe të ekonomisë.

Kujtojmë se numri i përgjithshëm i të prekurve në SHBA ka shkuar në 3.2 milionë, ndërsa 134 mijë persona kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version