Site icon Telegrafi

Shtetet më të sigurta dhe më të rrezikshme në botë, të cilat patjetër duhet vizituar (Foto)

Në shoqërinë moderne, ne duhet t’i konsiderojmë faktorët e rrezikut dhe të sigurisë të shteteve të caktuara para se të vendosim cilin shtet ta vizitojmë.

Kjo mund të jetë brengë për shumicën e njerëzve, por tani kompania ‘International SOS’ ka përpiluar një hartë e cila ju ndihmon ta zgjidhni këtë problem, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet e tyre tregojnë se Norvegjia, Finlanda dhe Islanda janë shtetet më të sigurta në botë të cilat duhet vizituar.

Kompania i ka konsideruar shtetet më të rrezikshme dhe më të sigurta në bazë të shëndetësisë, sigurisë së rrugës dhe sigurisë së fuqisë punëtore para se t’i dërgojnë kolegët jashtë vendit.

Sipas tyre, shtetet të cilat kishin rrezikun më të vogël në të gjitha aspektet e lartcekura, kishin qenë: Norvegjia, Finlanda, Islanda, Zvicra dhe Grenlanda.

Por nëse flasim vetëm për aspektin e shëndetësisë, shumica e shteteve të Evropës Perëndimore, si Australia, Zelanda e Re, Kili, Uruguai, Turqia, etj., ishin renditur me rrezik të ulët.

Në aspektin e sigurisë, rrezik minimal, thuajse fare, kishin pasur shtetet si Danimarka, Luksemburgu dhe Sllovenia, por edhe shtetet tjera si Kina, Australia, Argjentina, etj.

Ndërsa rrugët më të sigurta kishin qenë ato të Evropës, Australisë, Kanadasë, Skandinavisë dhe Zelandës së Re. /Telegrafi/

Exit mobile version