Ministria e Punëve të Jashtme e Estonisë, ka shprehur shqetësimin për raportet për dy raketat ruse që ranë në një fermë në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën.
“Lajmet e fundit nga Polonia janë shqetësuese. Jemi duke u konsultuar ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë. Estonia është e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, thuhet në kumtesën e kësaj ministrie në Twitter, transmeton Telegrafi.
“Solidarizohemi me aleatin tonë të ngushtë Poloninë”, thuhet ndër tjera në kumtesën e ministrisë së Jashtme të Estonisë.
Në anën tjetër, ministri letonez i Mbrojtjes, Artis Pabriks, tha se “Letonia qëndron krah miqve polakë”.
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, tha se vendi “po mban kontakte të ngushta” me Poloninë.
“Lituania solidarizohet fortë me Poloninë,” shkroi në Twitter presidenti i Lituanisë, duke shtuar se “çdo pëllëmbë e territorit të NATO-s duhet të mbrohet!”. /Telegrafi/