Telegrafi

Shtetasve të Shqipërisë të dyshuar për vrasjen e policit malazez u caktohet masa e arrestit prej 72 orë, publikohen pamjet kur sillen në gjykatë

Në ndërtesën e gjykatës në Podgoricë të Malit të Zi ka përfunduar seanca dëgjimore të dyshuarve për vrasjen e policit kufitar Millutin Lekoviq, kurse gjykatësi Millosh Shoshkiq ua ka caktuar masën e arrestit prej 72 orëve.

Seanca dëgjimore e Luan, Lulzim dhe Nure Hasanajt, kishte filluar dje rreth orës 16, kurse shtetasit shqiptarë të lartcekur në veçanti Luan Hasanaj raportohet se ka vrarë policin, transmeton Telegrafi.

Që të tre të arrestuarit fillimisht u kishin thënë policëve malazez se janë shtetas të Kosovës, ndërkaq është bërë e ditur se autoritet shqiptare të sigurisë prej kohësh ishin vënë në kërkim të vrasësve të policit malazez, nën akuzën për vrasje, tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Kujtojmë që shtetasi shqiptarë kishin tentuar të kalojnë rrugëve ilegale për në Kroaci, por ishin kapur nga policët malazez që i kishin rrethuar.

E mediat malazeze kanë publikuar pamjet e të arrestuarve që sillen në ndërtesën e gjykatës në Podgoricë, ku shihen të prangosur dhe shoqëruar nën masa të rrepta të sigurisë. /Telegrafi/