Site icon Telegrafi

​Shtetasja ruse gjendet pa shenja jete në Durrës

Një shtetase ruse A.A., e cila jetonte me qira në banesën e një shtetase çeke M.K. në Durrës, është gjetur sot e vdekur në dhomën e saj.

Sipas policisë së shtetit, dyshohet për vetëvrasje pasi 26-vjeçarja është gjetur e varur në derën e dhomës së gjumit, megjithatë hetimet e mëtejshme dhe ekspertiza mjeko-ligjore do të zbardhin shkaqet e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tch/

Exit mobile version