Site icon Telegrafi

Shtetasit të huaj në Prishtinë i vjedhin çantën nga vetura

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast vjedhje ka ndodhur në rrugën Ismet Krasniqi në Prishtinë.

“Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se persona të panjohur nga vetura i kanë vjedhur një çantë personale në të cilën kishte disa gjëra tjera personale”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version