Telegrafi

Shtetasi i Shqipërisë sulmon gruan dhe taksistin, arrestohet nga policia në Prizren

Foto: Ilustrim

Një person (shtetas i Shqipërisë) është arrestuar pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij (shtetase e Shqipërisë) dhe një vozitësi të një taksi (shtetas të Shqipërisë), i cili ishte duke dërguar viktimën në familjen e saj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 23:35, në Prizren.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/