Site icon Telegrafi

Shtetasi i Shqipërisë plagoset në Gjakovë, policia jep detaje

Foto: Ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë është plagosur në fshatin Nec të Gjakovës, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rasti është konfirmuar nga drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Ai tha se ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.

Sipas deklaratave të viktimës, dy persona e kanë sulmuar pasi fillimisht i kishin kërkuar ndihmë duke pretenduar se automjeti i tyre kishte defekt.

Viktima pohon se të dyshuarit e kanë goditur me shufra metalike dhe më pas e kanë plagosur me armë zjarri.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur rastin./Telegrafi/

 

Exit mobile version