Site icon Telegrafi

Shtetasi i Serbisë plagos një kosovar dhe një australian në Zvicër

Në Niedergösgen, Kantoni i Soloturnit, dy persoa janë plagosur gjatë një grindjeje të shtunën mbrëma – njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Autori i dyshuar është kapur nga Policia Kantonale e Solothurnit, transmeton albinfo.ch.

Rreth orës 00:30, policia kantonale e Solothurnit ka marrë një raport për një përleshje fizike mes disa personave në Jurastrasse në Niedergösgen.

Forcat e policisë dhe shërbimi i shpëtimit kanë mbërritur menjëherë, shkruan policia e kantonit Solothurn, në një njoftim të saj, shkruan polizeinews.ch.

Një kosovar 35-vjeçar dhe një australian 48-vjeçar kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Të dy janë dërguar në spital, pas trajtimit fillestar. Autori i dyshuar, një shtetas 35-vjeçar i Serbisë, dhe është kapur nga policia.

Policia dhe prokuroria publike kanë nisur hetimet dhe janë në kërkim të dëshmitarëve në lidhje me rastin.

Exit mobile version