Telegrafi

“Shtetas të Kosovës kërcënojnë votuesit e Maqedonisë”

Alsat M mëson në këto momente, jo zyrtarisht, se në rrugën “Dizhon”, të paktën 4 persona, 2 nga të cilët nga Kosova, kanë kërcënuar votuesit që shkonin për të kryer të drejtën e tyre të votimit, duke i agjituar për një parti të caktuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Personi që ka denoncuar rastin, gjithnjë sipas burimeve jo zyrtare, ka pasur edhe armë me vete, duke ia treguar votuesve, si formë kërcënimi. Kontrolli i brendshëm i MPB-së, në disa raste, se si policë, pa lejen e ministrisë, kanë dhënë edhe urdhra, sipas qejfit të tyre. Edhe këto denoncime, janë duke u verifikuar.

Për më shumë, Alsat M ka dërguar pyetje pranë Ministrisë së Brendshme, duke pritur se ato do të zbardhin rastin në konferencën për shtyp të MPB-së, për të cilën do t’ju njoftojnë në edicionin e ardhshëm./Telegrafi/