Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se të premtën pritet të mbahet seancë ku do të raportojë kryeministri Albin Kurti, për dialogun Kosovë-Serbi.
Kusari-Lila tha se kjo ka qenë një kërkesë e opozitës, transmeton Telegrafi.
“Pikë e parë e rendit të ditës do të jetë raportimi i kryeministri Albin Kurti për dialog”, tha ajo.
Sa i përket propozimit që ka bërë Qeveria për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës, Kusari-Lila tha se ato kanë qenë mundësitë buxhetore.
“Policia ka një përmirësim të ndjeshëm në raport me kushtet dhe pagat. Këto kanë qenë mundësitë buxhetore që ka ofruar Qeveria e Kosovës”, tha ajo.
Para pak ditësh, Qeveria ka bërë propozim për shtesat e Policisë së Kosovës, të cilat fillonin nga 45 deri 150 euro./Telegrafi/