Telegrafi

Shtëpitë që do të vendosin dritare PVC do të subvencionohen nga Ministria e Ekonomisë

Ministria e Ekonomisë në Maqedoni ka paralajmëruar subvencione për familjet që do të pajisin shtëpinë e tyre me dritare PVC, duke dashur kështu që të ndikojnë në uljen e harxhimeve për ngrohje dhe do të reduktojnë harxhimet e energjisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Për subvencionimin e këtillë Ministria e Ekonomisë do të shfrytëzojë plot 20 milionë denarë apo 326 mijë euro.

Subvencionimi do të bëhet në mënyrën ”kush vjen i pari” ai do të shpërblehet.

Ky subvencionim do të bëhet për fatura që kushtojnë jo më shumë se 500 euro, në kundërvlerë të denarit.

Subvencionimi fillon në fund të janarit dhe do të zgjas deri në fund të gushtit të këtij viti. /Telegrafi/

Lexo po ashtu A e keni ditur që dritaret PVC kanë pozitën dimërore dhe verore? (Video)