Telegrafi

Shtëpitë përrallore të Messit në Barcelonë, Miami dhe Ibiza

Futbollisti agjentinas, Lionel Messi, zotëron disa prona duke përfshirë shtëpi të bukura në Barcelonë, Miami dhe Ibiza.

Pasuria e Messit vlerësohet në 600 milionë euro dhe tre pronat kapin vlerën e pak më shumë se 25 milionë eurove.

Shtëpia e tij në Barcelonë ndodhet në lagjen Castelldefels dhe në zonën e ndalim-fluturimit, ndaj argjentinasi ka privatësi maksimale dhe mundësinë për të pushuar. Brendësia është e mobiluar në mënyrë luksoze dhe komode, dhe këtu ka jetuar gjatë kohës që luante për klubin katalanas.

Messi është pronar i një apartamenti në Miami, i cili ndodhet në kompleksin Regalia Miami Condo me pamje nga oqeani.

Argjentinasi mund të jetojë në këtë banesë nëse vazhdon karrierën në ligën amerikane MLS dhe dihet se futbollisti legjendar anglez David Beckham dëshiron ta shohë në klubin e tij Inter Miami FC.

Kjo shtëpi e mrekullueshme e tij vlen më shumë se pesë milionë dollarë dhe përmban një plan të hapur me mure xhami.

Ndër pronat fantastike të Messit është një pronë në Ibiza të cilën ai e bleu së fundmi për rreth 10 milionë dollarë.

Ai zotëron edhe hotelin MiM në këtë ishull, në të cilin ka investuar shumë para. /Telegrafi/