Telegrafi

Shtëpitë e shqiptarëve që po ndërtohen në veri target i vandalizmit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme (MPB) Xhelal Sveçlën sot kanë vizituar lagjen “Kroi i Vitakut”, në veri të Mitrovicës, pas raportimeve se në muret e një shtëpie në ndërtim janë vizatuar shkrime kundër Kosovës.  

Krasniqi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se shtëpitë e shqiptarëve të cilat janë duke u ndërtuar në këtë lagje, të martën kanë qenë target i vandalizmit.

Lexo po ashtu Një person në Mitrovicën veriore raporton se dikush vizatoi shkrime me motive ndëretnike në shtëpinë e tij

“Sot me ministrin e MPB-së, Xhelal Sveçlën e kemi vizituar ‘Kroin e Vitakut’ në veri të Mitrovicës, aty ku po ndërtohen shtëpitë për shqiptarët, e të cilat pardje kanë qenë target i vandalizimit, ku kanë shënuar grafite fashiste, ruse dhe serbe. Sot ishim me i pa punimet që po zhvillohen atje për shkak se ka një numër të konsiderueshëm të shtëpive që tash po fillojnë të ndërtohen”, ka thënë Krasniqi.

Ai po ashtu tregoi se sot në MAPL-ja po hapet thirrje e re për financimin e shtëpive në veri të vendit. /Telegrafi/