Në vendpunishten e lagjes ”Kroi i Vitakut”, nuk ka më ndërtime. Punimet janë ndërprerë edhe në disa shtëpi ku ka përfunduar kati përdhes.
Puna që filloi para tre jave në këtë lagje të Mitrovicës së veriut, u ndërpre pasi që këto dy shtëpi që ndërtoheshin ditën, rrënoheshin natën.
Kështu, përveç dëmtimit të pjesës së ndërtuar, pa u prekur nuk u la edhe materiali i cili përdorej për ndërtim.
Për këtë rast ka reaguar edhe Policia duke shtuar sigurinë. /Klan Kosova/