Blerësi i kësaj shtëpie mund të fitojë më shumë se sa ka shpenzuar për marrjen e saj, nëse arrin të zbulojë një sekret 60-vjeçar në fermë, një pikturë 1 milion funte “Renaissance”.
Ferma idilike që gjendet në parkun kombëtar në York Moors, është në shitje për 500 mijë funte. Por prona e shekullit të 18-të mund të ketë brenda saj një investim më të mirë se sa blerja e saj, e gjithmonë nëse blerësi është me fat.
60 vite më parë, shtëpia ishte e një tregtari të madh në Yorkshire, George Baxter. Në vitin 1930 ai nxori një pikturë të Jezu Krishtit nga mjeshtri i Rilindjes Sebastiano del Piombo, një mik dhe person nën kujdesin e Michelangelos.
Baxter fillimisht e vendosi vetëm për tri javë në bibliotekën Middlesbrough, më pas në vitin 1933 askush nuk e di se çfarë ndodhi me pikturën, transmeton shekulli.
Kur ai vdiq në vitin 1959, besohet ta ketë lënë pikturën prapa në fermë.