Telegrafi

“Shtëpia me rrota” e përshtatshme për jetesë edhe në plazh

Kampingu është një prej përjetimeve më emocionuese. Shpeshherë njerëzit marrin një kamion ose furgon të thjeshtë brenda të cilit krijojnë një hapësirë të rehatshme jetese.

Veprim të ngjashëm ka bërë edhe Scott, i cili me anë të një videoje ka shfaqur kamionin brenda të cilit jeton çdo ditë për gjashtë muaj të vitit.

Ai kamionin e parkon afër një plazhi në Orange County të Kalifornisë ku e zhvillon hobin e tij, sërfimin.

Poshtë shtëpisë së vogël me rrota Scott e ruan dërrasën 3 metra të sërfit, transmeton Telegrafi.

Brenda ka rreth 12 metra katrorë hapësirë jetese. Panelet diellore të montuara në çati ofrojnë 1,600 vat energji, e mjaftueshme për të ngarkuar gjashtë bateri.

Ky konfigurim ofron fuqi të mjaftueshme për të vënë në funksion frigoriferin, ngrohësin e ujit, dhe është aq efikas sa kamioni nuk lidhet kurrë me një burim tjetër të jashtëm të energjisë elektrike.

Scott e ndërtoi këtë shtëpi për 65 mijë dollarë (60,310 euro). Megjithatë, një shtëpi e lëvizshme e ndërtuar në fabrikë mund të kushtojë me qindra mijëra euro. /Telegrafi/