Telegrafi

Shtëpia me rrota e cila është e pajisur me një arkitekturë të pasur – e përkryer për pushime në natyrë

“Escape Homes” krijoi një shtëpi të vogël me rrota prej 69 mijë dollarësh, që mund të flenë deri në tetë persona.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shtëpia interesante në lëvizje është e pajisur me dhoma gjumi, kuzhinë dhe një dhomë të qëndrimit ditor.

Shtëpia e vendosur në rimorkio prej çeliku, teknikisht konsiderohet një RV, për shkak të kësaj ajo duhet të lidhet me shërbime të energjisë.

Siç shihet edhe në fotografi, shtëpia e vogël dhe gjithmonë në lëvizje do të ishte e përkryer për pushime në vende me gjelbërim afër liqeneve apo diku tjetër në natyrë. /Telegrafi/