Telegrafi

Shtëpia që ka ngazëllyer tërë botën: Mund të paketohet dhe të vendoset atje ku keni dëshirë!

Është ndërtuar nga betoni dhe nga materialet e tjera të forta

Për dallim nga shtëpitë klasike, konstruksioni i saj mund të paketohet sërish dhe të vendoset diku tjetër.

Shtëpi të cilën mund ta paketoni dhe të shpërnguleni diku tjetër?

Për vetëm disa orë këtë shtëpi mund ta “vendosni” në cilindo lokacion tjetër, transmeton Telegrafi.

Kjo shtëpi është ndërtuar nga betoni dhe nga materialet e tjera të forta, mirëpo për dallim nga shtëpitë klasike, konstruksioni i saj mund të paketohet sërish dhe të vendoset diku tjetër.

Kuzhina, banja dhe dhoma e gjumit janë të vendosura prapa, në mënyrë që banuesit të saj t’i sigurojë privatësinë, ndërsa përpara është muri i qelqtë i cili siguron dritë të mjaftueshme.

Panelet solare në kulm prodhojnë energji, ndërsa shtëpitë janë modulare, andaj mund të vendosen edhe në objekte më të mëdha.

Në saje të betonit të izoluar me vakuum, temperatura në shtëpi është mjaft e përshtatshme, qoftë verës, qoftë dimrit.

Projektuesit nga Kodasema thonë që në këtë objekt mund të jetoni, mund ta shfrytëzoni si shtëpizë për pushim, zyrë, për punëtori, klasë mësimi, kafene dhe për çfarëdo që ju bie ndërmend.

/Telegrafi/