Telegrafi

Shtëpia në Skoci po shitet për vetëm 45 mijë euro – por për të vlerësuar nëse është lirë apo shtrenjtë, mos nxitoni pa e parë brenda

Një shtëpi me dy dhoma gjumi ka dalë në treg për vetëm rreth 45 mijë euro – por prisni derisa të shihni brenda.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, shtëpia me dy dhoma gjumi në Fife, Skoci, mund të tundojë një pronar të ri të mundshëm me kopshtin e saj, por brendësia ka nevojë për një ndryshim total.

Ish-pronari duket se është një nga ata njerëz që nuk është se e pengon fakti se brenda ka shumë mbeturina.

Dhe fotot nga brenda tregojnë se shtëpia është lënë në një gjendje tronditëse dhe do të duhet punë për të rikthyer “lavdinë e saj të mëparshme”.

Sidoqoftë, një tipar interesant i pronës është madhësia e kopshtit të saj. /Telegrafi/