Edhe pse vërtet gjendet në shkëmb dhe ofron pamje magjike në det, kjo shtëpi në të vërtetë është e skalitur në shkëmb dhe pothuajse në tërësi e rrethuar me të
Kur mendojmë për shtëpinë në shkrepa, mendojmë vilën luksoze me pamje impresionuese në det nga ballkoni, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, arkitektët e kompanisë greke “OPA” nga Rodosi kanë projektuar shtëpinë unike të quajtur “Casa Brutale” (Shtëpia brutale), e cila vizionin e tillë në tërësi e kthen së prapthi.
Struktura e pazakontë nuk del mbi tokë – “kulmi” i saj nga uji dhe xhami në tërësi është rrafsh me ambientin dhe tokën.
E vetmja fasadë e murit është e kthyer nga deti dhe e punuar nga xhami.
Në shtëpi hyhet me ashensor dhe nëpërmjet 50 shkallëve të cilat lëshohen në drejtim të detit Egje.
Shkallët e betonit në brendësinë e shtëpisë çojnë lart në dhomën e gjumit, ndërkaq poshtë në drejtim të dhomës së ditës.
Nga hapësirat e qëndrimit ditor, nëpërmjet dritares së madhe nga dyshemeja deri te tavani, ofrohet pamja në det, derisa nga lartë ofrohet edhe më e pazakonshmja – drejtpërdrejt në pishinën e kulmit.
Nga pishina personat që lahen mund të shohin në brendësinë e shtëpisë, nëpër muret e së cilës thyhen drita dhe hija dridhëse.
Uji, drita dhe hijet janë elemente kryesore të brendisë së madhe të shtëpisë.
Betoni, xhami dhe druri përbëjnë strukturën e shtëpisë, derisa toka përreth dhe baseni i kulmit ofrojnë mbrojtje dhe izolim natyror.
/Telegrafi/