Falë projektit të Bashkisë së Tiranës udhëhequr nga arkitektja Elizabeta Terragni, shtëpia ku jetoi dhe punoi për shumë vite gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, është kthyer në një muze.
“Shprehja e Ismailit se gjithmonë ka kohë që njeriu të bëjë diçka të dobishme për vendin e tij, është fantastike. Në njëfarë mënyre gjetëm kohë, në shumë punë që ka qyteti, të bëjmë diçka të dobishme për vendin tonë, jo diçka ekskluzive të Tiranës, por diçka që lartëson, por edhe që hap një dritare për një nga figurat më emblematike, një nga markat më të njohura ‘Made in Albania’, që është Ismail Kadare, Helena dhe familja e tyre, si dhe vepra që ka buruar nga kjo shtëpi”, ka thënë kryetari i Tiranës, Erion Veliaj. “Ne duam që ky muze të jetë patjetër një në dhjetë gjërat që shihet në Tiranë”. /TCh/