Qiramarrësit po paguajnë 90 funte në javë për të jetuar në një shtëpi të këshillit prej 2.2 milionë funtesh në një nga rrugët më të shtrenjta të Britanisë së Madhe.
Shtëpia me katër dhoma gjumi, pranë West End në Londër, është bërë shtëpia e qiramarrësve të këshillit në mes të një krize të strehimit social në të gjithë Britaninë.
Ajo, sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, do të kushtonte rreth 900 funtesh në javë për ta marrë me qira, në mënyrë private.
Por Muriidi Abati, 57 vjeç dhe gruaja Maryan, 43 vjeçe, që erdhën në Mbretërinë e Bashkuar nga Somalia dhe kanë shtatë fëmijë të moshës nga tetë deri në 23 vjeç, paguajnë vetëm 90 funte në javë për pronën.
Këshilli Islington, i cili zotëron shtëpinë, ka 18,000 familje në listën e pritjes, por vitin e kaluar gjetën shtëpi për vetëm 1,250.
Maryan i tha The Sun: “Ne jemi shumë me fat dhe mirënjohës që kemi këtë shtëpi. Është e trishtuar që nuk ka shtëpi të mjaftueshme për të gjithë”. /Telegrafi/