Dizajnerët në Bangalore të Indisë, e kanë punuar një shtëpi të veçantë e cila nuk e ka asnjë vijë të drejtë.
Kjo shtëpi super-moderne që është quajtur ‘Elastica’ shkaku i formave, ka një kontrast të thellë me objektet tradicionale që ndodhen në afërsi, transmeton Telegrafi.
Objekti i banimit me një hapësirë relativisht të vogël, me 12 dhe 21 metra është krijuar që të jetë frymëzues dhe nxitës.
Arkitektët kanë punuar në formatin e veçantë, në mënyrë që secila dhomë të transformohet në tjetrën.
Linjat e padrejta dhe ndarjet në mes, janë krijuar që të thyejnë dritën sa më mirë dhe të bëjnë ajrin të qarkullojë më shumë.
Xhamat masiv i kanë zëvendësuar shumë nga muret e zakonshme, kurse shtyllat mbajtëse janë të mbështjella me formësime rrethore.
Dhomat e qëndrimit ditor kanë orendi të lakuara, e njëjtë ndodhë edhe me dhomat e gjumit, ku shtretërit kanë formë të parregullt. /Telegrafi/