Ish-shitësit nga Amsterdami morën një “çelës digjital”, pra një aplikacion që hap derën e hyrjes të një shtëpie me dy dhoma me prekjen e një butoni
Shtëpia e tyre e re e çiftit gjerman Elize Lutz dhe Harrie Dekkers, përbëhet nga 24 elemente betoni që janë printuar shtresë për shtresë në qytetin holandez Eindhoven dhe janë transportuar me kamion në vendin e montimit, transmeton Telegrafi.
“Kjo është shtëpia e parë (94 metra katrorë) e aprovuar nga autoritetet dhe e banuar nga njerëz që paguajnë për të jetuar atje”, shpjegon CEO i ‘Weber Benelux’, Bas Huysmans.
Printimi 3D bëhet me një krah të madh robotik që nxjerr çimento nga maja e tubit dhe grumbullohet shtresë për shtresë dhe kështu bën muret, ndërsa Huysmans shpjegon se printimi i kësaj shtëpie në Holandë mori 120 orë punë konkrete printimi 3D.
Ju mund të shihni se si duket kjo shtëpi në videon në vijim, dhe pas këtij projekti nuk ka dyshim se printimi 3D do të bëhet edhe më i pranishëm në ndërtimtari, veçanërisht nëse projektet e ngjashme me këtë provojnë të jenë një sukses i plotë.
https://www.youtube.com/watch?v=P3gzifQ82xM
/Telegrafi/