Kriminelët thuhet se hynë në shtëpinë e legjendës Paolo Rossi gjatë funeralit të tij dhe vodhën sende personale duke përfshirë një orë.
Legjenda e Italisë dhe fituesi i Topit të Artë u djeg dje (e shtunë) pas një ngjarje në stadiumin ‘Romeo Menti’ në Vicenza dhe një ceremonie në katedralen Duomo në të njëjtin qytet.
Agjencia e lajmeve Ansa raporton se kur gruaja e Rossit u kthye në shtëpinë që ata ndanë së bashku, ajo zbuloi se kishin vjedhur hajdutët.
Policia po merr prova në vendin e ngjarjes, por midis sendeve të vjedhura ishte një orë që i përkiste fituesit të Kupës së Botës.
🇮🇹 Robbery at Paolo Rossi's house during his funeral: jewels stolen but not the sports heirlooms of the champion #italy #mostshared https://t.co/Kn2gILCUF9
— Imminent Global News (@imminent_news) December 12, 2020
Një minutë heshtje u mbajt para të gjitha ndeshjeve të Serie A dhe Serie B këtë fundjavë për nder të Rossit, i cili vdiq të mërkurën mbrëma në moshën 64 vjeç.
Ndryshe, Rossi llogaritet si njëri nga legjendat më të mëdha italiane, pasi ka fituar Kupën e Botës dhe Topin e Artë. /Telegrafi/
⚽️⚰️ World Cup hero's home burgled during his funeral
A watch belonging football legend Paolo Rossi and cash were among the items stolen.
DETAILS 👉🏽 https://t.co/DAPgXgB3fo#VisionSports pic.twitter.com/5AVSm9fN6p
— The New Vision (@newvisionwire) December 13, 2020