Telegrafi

Shtëpia e McKennie në shënjestër të hajdutëve, i vidhen gjësende me vlerë sa ishte duke luajtur ndaj Spalit

Mediat italiane kanë raportuar se hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e mesfushorit Weston McKennie dhe vodhën gjësende me vlerë ndërsa ai ishte duke luajtur për Juventusin në Coppa Italia kundër SPAL-it.

Incidenti ndodhi të mërkurën në mbrëmje gjatë fitores së Juventusit me rezultat të thellë 4-0 në Allianz Stadium në Torino.

Sipas mediumit Sky Sport Italia, grabitësit planifikuan që ajo të përkonte me kohën e ndeshjes çerekfinale, duke e ditur që McKennie nuk do të ishte në shtëpi.

Është raportuar se ata u larguan me disa këpucë dhe çizme, veshje të dizajnuara dhe sende të tjera të vlefshme.

Ata thuhet se hynë nga dritarja e banjës dhe gjithashtu kishin studiuar zakonet e fqinjëve të tij për t’u siguruar që ata të mos shqetësoheshin.

Kjo është e fundit në një seri plaçkitjesh shtëpish që kanë shënjestruar lojtarët e futbollit, përfshirë Franck Ribery të Fiorentinës. /Telegrafi/