Në rubrikën “Policia” të emisionit “Drejtësisë në Kosovë”, janë shfaqur xhirimet e aksionit që rezultoi me zbulimin e laboratorit të kultivimit të kanabisit.
Sipas hetuesve, laboratori kishte sistem ajrimi, ujitjeje e filtrimi për të mos u dëgjuar era e rëndë e bimëve të kanabisit në rrethinë.
Laboratori është zbuluar në një shtëpi në rajonin e Pejës, pasi Policia ka marrë informata për një të dyshuar që kultivonte bimë narkotike. /kallxo/