Ngjarjet në shtëpinë e Big Brother VIP janë të komentuara gjithandej në mediat rozë.
Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, shpesh ballafaqohen me sfida të ndryshme me të cilat “vëllai i madh” i vë përballë.
Së fundmi, ai ka vendosur që personazheve VIP t’iu fusë brenda në shtëpi disa “banorë” të rinj, në kuadër të provës javore.
Bëhet fjalë për disa kafshë si: lopë, dele dhe pula, të cilat “vëllai i madh” i ka futur në shtëpinë e Big Brother VIP, duke krijuar një mini-fermë.
Me të parë kafshët, banorët e BBV janë gëzuar shumë dhe kanë filluar menjëherë t’iu afrohen dhe të tentojnë të krijojnë afrimitet me to.
Kujtojmë që në mbrëmjen e së premtes u largua nga shtëpia Meridiani, ndërkohë që në televotim këtë javë janë dërguar DJ Dagz, Einxhel dhe Iliri – njëri prej të cilëve do të lërë shtëpinë të martën. /Telegrafi/