Site icon Telegrafi

Shtëpia e Bardhë: Sot vdiqën shumë palestinezë, kërkojmë informacione nga Izraeli

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka folur rreth vrasjes së 104 palestinezëve në një sulm ajror izraelit.

Ai thotë se nga pamjet ajrore është e qartë që situata është “e dhimbshme” dhe “kjo ju tregon se duhet të bëjmë më shumë për të siguruar asistencën humanitare”.

Lexo po ashtu Shefi i Pentagonit: Më shumë se 25 mijë gra dhe fëmijë janë vrarë në Gaza

Miller thotë gjithashtu se “shumë palestinezë vdiqën sot”, raporton skynews.

Zyrtari amerikan vazhdon duke thënë se Uashingtoni “po kërkon informacione” mbi incidentin.

“Sa herë që keni ushtri që operon në zonë, ekziston rreziku i keqkuptimit dhe rreziku i llogaritjes së gabuar – ky është një rrezik i vazhdueshëm”, tha ai dhe shtoi se “se rreziku është rritur për shkak të dëshpërimit të njerëzve”.

Lexo po ashtu Izraeli sulmoi palestinezët që prisnin ndihma humanitare, mbi 100 të vdekur në Gaza

Miller thotë se SHBA-ja “po përpiqet shumë” për arritjen e një armëpushimi të përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit.

Ndryshe, Izraeli ka hedhur poshtë pretendimet se është fajtor për vdekjet e sotme në Gaza. /Telegrafi/

 

Exit mobile version